Një muaj paraburgim për Ylli Hoxhën dhe katër të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti i Përgjithshëm, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve, Premton Ibërdemaj, Ylli Hoxha, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore vendosi që ndaj të njëjtëve të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji.
