Një muaj paraburgim për pronarin e pompës në Pejë ku vdiq 44 vjeçari nga shpërthimi

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi javë më parë në Pejë. Si shkak i një shpërthimi të cisternës në një pompe të derivateve, ndërroi jetë një 44 vjeçar. Në lidhje me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të pompës së derivateve në Pejë, Vesel Jusaj ku vdiq punëtori Muriqi.…

Lajme

28/10/2024 11:12

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi javë më parë në Pejë.

Si shkak i një shpërthimi të cisternës në një pompe të derivateve, ndërroi jetë një 44 vjeçar.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të pompës së derivateve në Pejë, Vesel Jusaj ku vdiq punëtori Muriqi.

Visar Muriqi ishte punëtor në pompën e derivateve “Delta Group” në Pejë.

Vendimi për Vesel Jusajn, pronar i kësaj pompe u mor më 23 tetor.

Shpërthimi në këtë pompë ishte tejet i fuqishëm, saqë viktimës i shkaktoi lëndime të rënda trupore të cilave nuk arriti t’iu bëjë ballë./Lajmi.net/