Një ‘mësues’ për Balotellin

Sjellja – shpeshherë e gabuar – e sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli ka detyruar gjigantin italian të marr masa. Klubi nga San Siro mendon të angazhojë ndihmë profesionale për sulmuesin, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport. Sulmuesi, gjithnjë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij në fushë dhe jashtë saj, shpeshherë…

Sport

18/10/2013 19:15

Sjellja – shpeshherë e gabuar – e sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli ka detyruar gjigantin italian të marr masa. Klubi nga San Siro mendon të angazhojë ndihmë profesionale për sulmuesin, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Sulmuesi, gjithnjë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij në fushë dhe jashtë saj, shpeshherë ka shkaktuar incidente dhe duket se ka ardhur koha të merren masa në këtë drejtim.

Drejtuesit e Milanit planifikojnë të angazhojnë një profesionist i cili do të punojë me Balotellin duke e këshilluar atë se si të reagojë në momente të caktuara, kombinim mes psikologut dhe truprojës, thjesht profesionist në të dyja aspektet.