Një maskë e thjeshtë mund të tendosë në mënyrë perfekte lëkurën tënde
Po çfarë duhet të bëjmë për të shmangur sa më shumë shfaqjen e tyre?
Lifestyle
Shumë femra mendojnë se shenjat e plakjes janë të dukshme vetëm në fytyrë dhe përqëndrohen në përkujdesjen e saj, duke lënë pas dore pjesën e qafës e cila është edhe më delikatja. Me kalimin e kohës muskujt e lëkurës kontraktohen dhe si pasojë formohen rrudhat e para në qafë, të cila të krijojnë përshtypjen e një gushe të dytë, transmeton lajmi.net.
Po çfarë duhet të bëjmë për të shmangur sa më shumë shfaqjen e tyre?
Fillimisht kërkohet që pas çdo larjeje të qafës të aplikoni krem hidratant. Masazhimi është një tjetër mënyrë që pengon formimin e rrudhave dhe gushës së dytë. Duhet ta masazhoni çdo natë për afro 10-15 minuta, me lëvizje rrethore nga lart-poshtë pasi lehtëson qarkullimin e gjakut.
Sipas dëshirës mund të përdorni vajëra natyralë, për shembull vaji esencial i limonit është i pasur me vitaminë C dhe ushqen me antioksidantë lëkurën, nga ana tjetër vaji i sherebelës hidraton dhe gjallëron lëkurën. Një mënyrë tjetër shumë efektive është edhe masazhimi me kuba akulli.
Merrni 3 kuba akulli dhe masazhoni qafën për 10 minuta. Ky veprim i përnatshëm ul inflamacionin e lëkurës, aktivizon qarkullimin e gjakut dhe tonifikon muskujt e qafës.
Një alternativë tjetër shumë efektive janë edhe maskat, më poshtë ju propozojmë një maskë 100% natyrale dhe shumë dobiprurëse.
Maskë më banane dhe vezë
Përbërësit: 1 banane e pjekur mirë, 2 të bardha vezësh dhe 1 lugë çaji mjaltë. Shtypni bananen, më pas shtoni të bardhat e vezëve dhe mjaltin. Punojeni maskën me gishta pasi në këtë mënyrë ushqeni dhe duart.
Pasi maska të jetë bërë homogjene masazhoni qafën më lëvizje të ngadalta dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Kjo maskë duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë për të arritur rezultate të shpejta. /Lajmi.net/