Një maqedonas në kërkim për kontrabandimin e shtatë shtetasve të Bangladeshit në Kosovë – u përdorën vetura taksi të një kompanie vendore
Policia e Kosovës ka identifikuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të kontrabandimit me migrantë në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 20:56, kur ishin hasur shtatë persona, shtetas të Bangladeshit, të cilët ndodheshin në dy…
Lajme
Policia e Kosovës ka identifikuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të kontrabandimit me migrantë në Han të Elezit.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 20:56, kur ishin hasur shtatë persona, shtetas të Bangladeshit, të cilët ndodheshin në dy vetura taksi të një kompanie vendore, transmeton lajmi.net.
Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, policia ka arritur të identifikojë një person të dyshuar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, për përfshirje të mundshme në këtë vepër penale.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë”, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Raporti i plotë:
KONTRABANDIM ME MIGRANTË
Hani Elezit 15.09.2026 – 20:56. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin ku ishin hasur shtatë persona meshkuj shtetas të Bangladeshit, në dy vetura taksi të një kompanie vendore, është identifikuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut si i dyshuar i përfshirë në rast. Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë” dhe i dyshuari është shpallur në kërkim të policisë./lajmi.net/