Një makinë fluturuese për 2 mijë dollarë

Google ka prezantuar projektin e saj më të ri dhe më fantastik që ka të bëjë me një makinë fluturuese.

Auto & Tek

04/05/2017 12:32

Përfaqësuesi i Google, Larry Page ka prezantuar këtë makinë fluturuese që quhet “Kitty Hawk Flyer”. Ky mjet fluturues mund të mbajë një person dhe mund të ngrihet deri në 5 metra lartësi.

Tashme “Kitty Hawk Flyer” është miratuar dhe certifikuar nga Administrata e Aviacionit dhe nuk ka nevojë për një leje piloti për ta drejtuar atë.

Ky mjet fluturues mund të dalë në shitje në fund të këtij viti për vlerën e 2000 dollarëve. /Lajmi.net/