Një lëvizje e thjeshtë për të pasme të përsosura (Foto)

Të gjitha femrat dëshirojnë të pasme të përsosura, por jo të gjitha dinë se cilat ushtrime janë më të mirat.

Lifestyle

07/11/2015 19:08

Kështu, ato shpesh shpenzojnë kohën kot me ushtrime të cilat nuk kryejnë punë. Por, lajmi.net ju prezanton vetëm një lëvizje të thjeshtë, e cila premton se ua formon të pasmet në mënyrë të përsosur.

Ura një-këmbëshe
comp-423327-onelegbridgea-hilmar_0
Qëndroni shtrirë në shpinë, duke ngritur këmbën e majtë lartë dhe duke e mbajtur drejtë. Këmbën e djathtë mbajeni të lakuar, duke e prekur me shputë dyshemenë. Krahët, pëllëmbët, të pasmet dhe kokën duhet t’i mbani në dysheme.
comp-423343-onelegbridgeb-hilmar
Duke qëndruar në pozitën e njëjtë si më lartë, ngritni ijet lartë derisa trupi të formojë një vijë të drejtë nga këmba e majtë deri në shpinë. Qëndroni kështu për 5 sekonda dhe më pas kthehuni në pozitën e parë. Pastaj, përsëriteni ushtrimin por me këmbën tjetër. (lajmi.net)