Një largim i sigurt nga Real Madrid
Real Madrid është njoftuar se një futbollist është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet nga klubi.

Sport
Denis Cheryshev ka vendosur të largohet nga Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Mesfushori ofanziv është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë dhe dëshiron të ndahet nga “Los Blancos”, raporton “Fichajes”, përcjell “Lajmi.net”.
Cheryshev është futbollist që nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Zinedine Zidane.
Ai kërkohet nga Liverpool, Villarreal dhe Valencia.