Një lajm pozitiv dhe një negativ për Barcelonën përpara El Clasicos

Skuadra e Barcelonës është mbledhur për të mbajtur seancën e radhës stërvitore.

Sport

08/04/2021 11:41

Në seancën e sotme stërvitore që ka kryer Barcelona është parë mungesa e sulmuesit Antoine Griezmann, raporton lajmi.net.

Akoma nuk dihet zyrtarisht pse mungon francezi, por thuhet se është për arsye personale.

Fëmijët e lojtarit festojnë ditëlindjen sot dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ai mungoi.

Në anën tjetër, lajm i mirë për klubin Katalunas është rikthimi i Gerard Pique në stërvitje, i cili po lufton për të qenë i gatshëm për El Clasico.

Real Madrid do të mirëpret Barcelonën në stadiumin “Alfredo di Stefano” më 10 prill nga ora 21:00./Lajmi.net/