Një lajm i trishtë për Volkswagen

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen uli parashikimin e tij për vitin 2020, duke përmendur kushtet ekonomike në tregun e automobilave.

Auto & Tek

19/11/2019 12:39

Drejtori i Financave i kompanisë Volkswagen, Frank Witter deklaroi në një konferencë se shitjet në vitin 2020 duhet të jenë të paktën 20% më të larta se në vitin 2016.

Kompania më parë kishte parashikuar rritje të të paktën 25% për këtë periudhë.“Më e mira e festës ka mbaruar”,  theksoi Witter.

Në vitin 2016, Volkswagen shiti automjete me vlerë mbi 271 miliardë euro (240 miliardë dollarë). Kompania me bazë në Wolfsburg tani pret shitje të paktën 261 miliardë euro vitin e ardhshëm, 10 miliardë euro më pak se parashikimet e mëparshme.

Bazuar në rritjen më të ulët të shitjeve, Volkswagen gjithashtu ka ulur pritjet e fitimit për vitin e ardhshëm. Kompania konfirmoi që fitimi operativ para artikujve specialë të vitit të ardhshëm do të jetë midis 6,5 dhe 7,5%.

Kjo do të thotë që bilanci financiar tani përfshin rreth 18,25 miliardë euro fitim operativ. Kjo duhet të rezultojë në fitime për aksion nga 27 në 28 euro, në vend të 30 eurove më parë./ATSH/