“Një koalicion me Kurtin, për mua ka vija të kuqe”, Nait Hasani pret që VV të ketë rënie në këto zgjedhje, thotë se PDK do të jetë fituese

Qytetarët e Kosovës, do t’iu drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë radhazi, vetëm brenda vitit 2025. Më 28 dhjetor, në vend do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, pasi Presidentja Vjosa Osmani më 20 nëntor të këtij viti, shpërbëu Kuvendin e Kosovës të formuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Ndonëse pas shumë vështirësive,…

Lajme

25/11/2025 18:18

Qytetarët e Kosovës, do t’iu drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë radhazi, vetëm brenda vitit 2025. Më 28 dhjetor, në vend do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, pasi Presidentja Vjosa Osmani më 20 nëntor të këtij viti, shpërbëu Kuvendin e Kosovës të formuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndonëse pas shumë vështirësive, Kuvendi i Kosovës u arrit të formohet, por Qeveria nuk u bë dot edhe pas dy tentimeve nga dy të mandatuar të ndryshëm .

Një rezultat të mirë për PDK-në, po e pret ish-deputeti i kësaj partie, Nait Hasani.

Ai ka thënë për lajmi.net. se kushdo që do të dal i pari në këto zgjedhje, duhet të ketë të qarta çështjet që na presin, ndërsa ka thënë se beson që fituese do të dal PDK me partitë e tjera pa Vetëvendosjen.

Pozitive e ka parë Hasani edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

“Zgjedhjen e kryetarit të ri e shoh si një ndryshim që sjell një frymë më të fuqishme politike sidomos tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka thënë Hasani.

Për VV-në dhe rezultatin që pret ai ta ketë VV në këto zgjedhje, Hasani ka thënë se pret të ketë rënie kjo parti.

“Unë e shoh një rënie të theksuar të VV-së në zgjedhje për shkak të bllokadës për nëntë muaj dhe keqperdorimeve e korrupsionit. Kështu që VV më nuk është parti që do ta udhëheq shtetin”, ka thënë ai.

Për një koalicion me VV-në, Hasani për lajmi.net ka thënë se ka vija të kuqe.

Hasani ka thënë gjithashtu se të gjitha partitë politike duhet të kenë vija të kuqe me Serbinë për tema që nuk duhet të bisedohen.

“Partitë politike akoma nuk i kanë të qarta në vizionet e tyre për shtetin, e të ardhmën e shtetit në raportet e shtetit në marrëdheniet politike me fqinjët. Këtu duhet të gjithë partitë të jenë të qarta në raportet me Serbinë dhe ndikimin e saj politik në Kosovë. Kjo qartësi me Serbinë, Kosoves i jep dimension politik për të ardhmën. Të gjitha thonë nuk bisedojmë me Serbinë, pas zgjedhjeve po ulen në tavolinë në bisedime. Me Serbinë duhet të ketë vija të kuqe për temat që nuk duhet të bisedohet. Për shtetin e Kosovës nuk duhet të bisedohet. Për asosacionin duhet të kenë qartësi politike, mund të ketë asosacion siç e kemi për komunat në Kosovë. Asosacioni me atribute politike e shkatërron unitarizmin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Deri tani, ende nuk është konfirmuar asnjë koalicion për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërkaq kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka lënë të hapur listën e deputetëve për Nismën, Listën për Familjen e parti të tjera të vogla.

Nga AAK kanë deklaruar se do të kandidojnë vetë në këto zgjedhje, ndërsa ish-deputeti Shkumbin Demaliaj dhe partia e tij i është bashkuar PDK-së në këto zgjedhje. /Lajmi.net/