Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Një këmbësor është goditur sot nga një motoçikletë në Prishtinë në rrugën “Bill Klinton”. Rastin për Lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkaq personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë…
Lajme
Një këmbësor është goditur sot nga një motoçikletë në Prishtinë në rrugën “Bill Klinton”.
Rastin për Lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
Ndërkaq personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut. /Lajmi.net/