Një i vdekur dhe 17 të lënduar nga aksidentet e ditës së djeshme

Një person ka vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar, në 50 aksidente të ndryshme që ndodhën vetëm dje në Kosovë.

Lajme

10/12/2019 09:40

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes shifrave të publikuara sot.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të hënën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, raportohet se janë arrestuar 17 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Aksidentet në vendin tonë janë shtuar dukshëm këtyre ditëve të fundit, duke marrë parasysh uljet e ndjeshme të temperaturave. /Lajmi.net/