Një i plagosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se rrreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim. “Me të marrë informatën, policia…

Lajme

03/01/2025 21:33

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se rrreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai për Gazetën Express.