Një i lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë…

Lajme

14/01/2025 16:26

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.