Një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana bëri të ditur se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore, derisa njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur…

Lajme

31/07/2025 16:54

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore, derisa njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.  Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Pllana.