Një i arrestuar në vendngjarje dhe tre ne kërkim për vrasjen në Gjilan, Prokurori: Ende herët për të dalë me qëndrim rreth motiveve
Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, në vend të ngjarjes është arrestuar një person. Rukiqi tha se tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje të rëndë, Mefail Shkodra, bashkë me…

Lajme
Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në konferencë për media ka bërë të ditur se për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet, në vend të ngjarjes është arrestuar një person.
Rukiqi tha se tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje të rëndë, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.
“Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast. Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare”, tha ai.
Për rastin ka folur edhe Prokurori i rastit, i cili tha se ende është herët që të dihen motivet e rastit.
“Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”, ka thënë Prokurori. /Lajmi.net/