Një grua plagoset me armë zjarri në Istog, dërgohet me urgjencë në spital

Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Istog, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. E plagosura është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka dhënë detaje lidhur me rastin. “Sot…

Lajme

20/02/2026 18:54

Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Istog, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

E plagosura është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova për Lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa priten informacione shtesë në vijim./Lajmi.net/