Një grua kërcënohet me jetë përmes rrjeteve sociale

Vrasjet e fundit e grave në Kosovë nga shumë politikanë, sociolog, organizata të ndryshme e kanë marrë me alarm që raste të tilla të mos përsëriten. Lëvizja “Pink Movement”, në një postim në “Instagram”, ka treguar një deklaratë të një personi i cili haptas kërcënon me jetë një grua. Personi në fjalë i’u referohet një…

Lajme

18/04/2024 14:13

Vrasjet e fundit e grave në Kosovë nga shumë politikanë, sociolog, organizata të ndryshme e kanë marrë me alarm që raste të tilla të mos përsëriten.

Lëvizja “Pink Movement”, në një postim në “Instagram”, ka treguar një deklaratë të një personi i cili haptas kërcënon me jetë një grua.

Personi në fjalë i’u referohet një gruaje në Podujevë me emrin Melihate Sfishta.

Ai drejtohet me këto fjalë, “Melihate Sfishta tash e ke rendin ti mu vra vra vra”.

Deklarata si këto nxisin më tej raste të tjera të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave në vendin tonë. /Lajmi.net/