Një femër raporton se u sulmua dy herë seksualisht në vendin e punës në Zveçan 

Një femër ka raportuar se është sulmuar seksualisht se gjatë vitit 2019 në vendin e punës, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar edhe nga i dyshuari tjetër.

Lajme

03/02/2021 11:31

Siç njofton PK, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zveçan 02.02.2021 – 10:25. Ankuesja femër kosovare raporton se gjatë vitit 2019 në vendin e punës është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar seksualisht edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/