Një femër raporton se i dashuri i saj ia kishte dërguar katër persona që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave
Një femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dashuri i saj, me të cilin bashkëjetonte në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave.
Lajme
Viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa.
Ajo po ashtu ka raportuar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme.
“Fushë Kosovë, 14.02.2021-16:00. Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Lajmi.net/