Një emër i madh i futbollit “kapet” me kokainë dhe marihuanë (FOTO)
Amerikania Wambach, golashënuesja më e mirë në futbollin ndërkombëtar, është arrestuar të shtunën për vozitje nën ndikim të alkoolit. Ajo ka pranuar përdorimin e drogave në të kaluarën.
Sport
Fituesja e Kampionatit botëror dhe dy herë kampionia olimpike, Abby Wambach ka pranuar përdorimin e kokainës dhe marihuanës.
Amerikania Wambach, golashënuesja më e mirë në futbollin ndërkombëtar, është arrestuar të shtunën për vozitje nën ndikim të alkoolit.
Por, në dokumentacionin e paraqitur në gjykatë në lidhje me arrestimin e saj thuhet se: “ajo përdori kokainë në moshën 25-vjeç”.
Mini USA, një prej sponsorëve të Wambach ka thënë se ka tërhequr reklamën e fundit ku paraqitej 35-vjeçja, e pensionuar në dhjetor, përcjell “Lajmi.net”.
Wambach ka shënuar 184 gola në 255 ndeshje dhe ndihmoi ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të triumfojë në Kampionatin botëror 2015.
Në dokumentacion të dëshmisë, ajo po ashtu kishte pranuar konsumimin e marihuanës në moshën 24-vjeçe.