Një e treta e klinikave të QKUK-së bëhen me drejtorë të zgjedhur
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka shqyrtuar dhe diskutuar rekomandimet e komisioneve përzgjedhëse për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së, me ç’rast janë zgjedhur 12 drejtorë, ose një e treta nga numri i përgjithshëm.

Lajme
Si thuhet në komunikatën e QKUK, bazuar në kriteret dhe vlerësimet e komisioneve vlerësuese, është miratuar lista me disa kandidatët të zgjedhur për drejtorë të klinikave dhe shërbimeve të propozuara nga komisionet.
Në po këtë mbledhje, u mor vendim që për klinikat diagnostike, të udhëhequr nga paneli intervistues, gjegjësisht nga kryetari i komisionit Prof.dr. Hilmi Dauti, të anulohen në tërësi konkurset, pasi kishte pasur parregullsi.
Po ashtu, në klinikat ku nuk janë plotësuar në tërësi kriteret, u mor vendim që të anulohet konkursi.
Drejtorët e rinj të klinikave janë:
Dr. Saudin Maliqi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale
Dr. Hysni Arifi, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike Rekonstuktive
Dr. Nexhmi Hyseni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve
Dr. Myrvete Paçarada, Drejtor i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjike
Dr. Bekim Dula, Drejtor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë me kardiologji invazive
Dr. Gani Bajraktari, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë
Dr. Zaim Gashi, Drejtor i Klinikës së Gastroenterologjisë
Dr. Emrush Kryeziu, Drejtor i Klinikës së Hematologjisë
dr. Ibrahim Rudhani, Drejtor i Klinikës së Nefrologjisë
Dr. Muharrem Avdiu, Drejtor i Klinikës së Pediatrisë
Dr. Mynavere Hoxha, Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë
Dr. Hajdin Thaçi, Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë
Klinikat për të cilat anulohet në tërësi konkursi janë:
Klinika e Kirurgjisë Vaskulare
Klinika e Kirurgjisë Abdominale
Klinika e Urologjisë
Klinika e Neurokirurgjisë
Klinika e Dermatovenerologjisë
Institutet Paraklinike
Klinika e Radiologjisë
Klinika e Biokimisë Mjekësore
Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare
Shërbimi Klinik i Emergjencës
Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës
Klinika e Onkologjisë
Klinika e Psikiatrisë
Klinika e Neurologjisë
Klinika që nuk janë ftuar në intervistim për shkak të konkurrencës janë:
Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim dhe Mjekësi Sportive
Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse
Klinika e Reumatologjisë
Klinika e Endokrinologjisë
Klinika e Alergiologjisë dhe Imunologjisë Klinike
Klinika e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore
Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Oftalmologjisë
Klinika e Kirurgjisë Maksilofacia.