Një ditë pas zgjedhjeve, Hashim Thaçi telefonon Edi Ramën: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në kohen kur në Shqipëri po numërohen votat e zgjedhjeve të djeshme dhe nga rezultatet e deritanishme thuhet se PS-ja e Edi Ramës ka fituar mbi 51%, Rama deklaroi se ka biseduar me Thaçin përmes telefonit. “Telefonata…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në kohen kur në Shqipëri po numërohen votat e zgjedhjeve të djeshme dhe nga rezultatet e deritanishme thuhet se PS-ja e Edi Ramës ka fituar mbi 51%, Rama deklaroi se ka biseduar me Thaçin përmes telefonit.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë ”.
Ndryshe pas zgjedhjeve të djeshme e rezultateve që tanimë po dalin në publik, Edi Rama do të ketë mandatin e tij të katër me radhë udhëheqës në Shqipëri.
Rama njihet për lidhjen e tij të ngushtë me ish-presidentin Thaçi, të cilin nuk e la anash thuajse në asnjë paraqitje të tij anekënd botës./Lajmi.net/