Një ditë para takimit Thaçi-Vuçiq, këto janë pritshmëritë e Serbisë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë sot se raundi i nesër i bisedimeve në Bruksel është i shumë i rëndësishëm.

Lajme

23/06/2018 18:20

Sipas tij, dita e nesërme do të tregojë nëse dialogu ka perspektivë apo do të vazhdohet vetëm pse duhet të mbetet gjallë, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka dilemë se takimin do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të ngjarjes, qoftë zbatimi i asaj që është rënë dakord ose duke shkuar në fazën kur bisedimet që do të zgjidhin statusit përfundimtar të Kosovës do të vazhdojnë”, tha Drecun për RTS.

Kur është fjala për ndarjen e mundshme të Kosovës, Drecun ka thënë se Serbia ka bërë të qartë se çdo deklatatë që Sanxhaku dhe Lugina të bashkohen me Kosovën, janë histori për ta destabilizuar pozitën e Beogradit.

“Unë mendoj se ne në të ardhmen do të ballafaqohemi me përpjekjen e Prishtinës për tregtinë me Komunitetin e Komunave Serbe, do të na shantazhojnë”, ka thënë Drecun, duke i kujtuar se Prishtina ka njoftuar se AKS nuk mund të formohet para se të nënshkruar një marrëveshje përfundimtare, por edhe  çështja e energjisë të zgjidhet.

Drecun thotë se situata më e komplikuar është qëndrimi i Brukselit dhe Uashingtonit që ende lëne hapësirë për marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, SHBA ka një qëndrim më fleksibil sesa shtetet evropiane që njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbetet të shihet cilat janë instruksionet që Brukseli u kanë dhënë shqiptarëve se si të sillen në periudhën e ardhshme.

Nëse procesi do të vazhdonte për çështje teknike, atëherë nuk do të kërkohej përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara, tha Drecun.

“Bisedimet për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës janë të dukshme se ato nuk mund të ndodhin pa praninë e fuqive të mëdha, OKB-së, BE-së. Shtetet e Bashkuara padyshim kanë kontroll mbi Kosovën andaj zgjidhja duhet të dakordohet nga Rusia  dhe të verifikohet në OKB, në këtë format eventual, Serbia do të kërkojë mbështetje nga një vend që mbështet interesat e saj”, tha Drecun. /Lajmi.net/