Një burrë vret gruan, renë e më pas veten në qendër të Prishtinës

Para pak çastesh dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajme

22/04/2019 14:18

Në lagjen Dardania në Prishtinë, para pak çastesh dyshohet se ka ndodhur një vrasje e trefishtë.

Fqinjët i kanë thënë lajmi.net se një person e ka vrarë gruan, renë e tij dhe më pas veten.

Në vendin e ngjarjes janë policia dhe forenzika.

Lajmi.net, ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por ende nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje më këtë. /Lajmi.net/