Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 2 mars rreth orës 11:30, një burrë i cili kishte shkuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar…

Lajme

03/03/2026 09:00

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 2 mars rreth orës 11:30, një burrë i cili kishte shkuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.