Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Një burrë shikon lindjen e foshnjës së tij të parë në Zoom pasi koronavirusi i pamundësoi prezencën në spital

10:27 | 22 Prill 2020

Një baba u detyrua të shikojë lindjen e foshnjës së tij të parë në Zoom pasi rregullat e distancës shoqërore të koronavirusit e ndaluan atë të qëndronte afër shtratit të gruas së tij.

Marty Gandelman 34-vjeçar, u ul në një divan në shtëpi dhe vëzhgoi lindjen e fëmijës së tij, transmeton lajmi.net.

Pasi spitalet ndaluan frekuentimin e bashkëshortëve në dhomat e lindjes muajin e kaluar, dhe ai detyrohet të shikojë lindjen e fëmijës së tij. Fatmirësisht aplikacionet e ndryshme kanë mundësuar që të jemi në kontakte me familjarët tanë.

Kështu Zoom i mundësoi një çiftit që të jenë në kontakte përmes video bisedës duke e parë lindjen e fëmijës pasi izolimi dhe mos lejimi i bashkëshortëve në spital u pamundëson burrave të jenë prezent gjatë lindjeve të fëmijëve të tyre. /Lajmi.net/