Një burrë goditet me thikë në Fushë Kosovë, po trajtohet në QKUK me sigurim nga Policia – I dyshuari po kërkohet
Një burrë në Fushë Kosovë, dje ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga një burrë tjetër. Viktima po pranon tretman mjekësor në QKUK i siguruar nga Policia, ndërkaq i dyshuari po kërkohet nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime. “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë…

Lajme
Një burrë në Fushë Kosovë, dje ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga një burrë tjetër.
Viktima po pranon tretman mjekësor në QKUK i siguruar nga Policia, ndërkaq i dyshuari po kërkohet nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/