Një burrë gjendet pa shenja jete në fshatin Batushë të Graçanicës

Më 8 gusht 2025, rreth orës 18:00, në fshatin Batushë të komunës së Graçanicës, është gjetur pa shenja jete një burrë me shtetësi kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe një ekip mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij, raporton lajmi.net Sipas raportit 24-orësh të policisë, me…

Lajme

09/08/2025 09:06

Më 8 gusht 2025, rreth orës 18:00, në fshatin Batushë të komunës së Graçanicës, është gjetur pa shenja jete një burrë me shtetësi kosovare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe një ekip mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij, raporton lajmi.net

Sipas raportit 24-orësh të policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, hetimet rreth rrethanave të këtij rasti janë në vazhdim./Lajmi.net/