Një anije kozmike dhe një rrugë janë zbuluar në Hënë më 1968? (Video)

Në një foto të bërë në Hënë, në vitin 1968, sateliti vëzhgues lunar Orbiter, shihet diçka që përkujton një anije kozmike të gjatë të paktën rreth 16 kilometra, që shtrihet në kraterin Manilius. 

Bota

08/10/2014 00:29

Si shkruan gazeta Examiner, fotoja është bërë objekt i analizës së incizimit të publikuar më 4 tetor të këtij viti në YouTube. Në të bëhen me dije dritat dhe hijet e fluturakes së pretenduar. Pjesa më e madhe e objektit është e ndritur nga Dielli, por një pjesë është në hije të kraterit, i cili është me diametër prej 34 kilometrash. Ajo që do të mund të ishte kokpit i anijes kozmike gjendet në hije, transmeton lajmi.net.

Në postimin e publikuar në bllogun “UFO Sightings Daily”, më 5 tetor, pohohet se anije kozmike jashtëtokësore, të cilin fshehtas po e studion agjencia kozmike amerikane NASA. Shtohet se kjo fluturake e panjohur do të jetë synim i misionit të ardhshëm APOLLO në Hënë.

Para publikimit të këtij incizimi këtë muaj, fotografia së pari ishte zbuluar në vitin  2007 dhe për të ishte diskutuar në forume të ndryshme. Një prej sqarimeve të mundshme atëbotë ishte se objekti është një iluzion optik i shkaktuar nga forma e kraterit, e jo anije kozmike. Mirëpo, linjat e objektit dhe hijet prekin skajin e kraterit, gjë që nuk shkon në favor të një shpjegimi të tillë.

Një dëshmi edhe më e fuqishme se kemi të bëjmë me ndonjë objekt artificial në sipërfaqe të hënës janë mbetjet e një “rruge” të gjatë rreth 100 kilometra që shihen në atë fotografi. “Rruga” është befasisht shumë e drejtë dhe mbulon tërë gjerësinë e fotografisë së satelitit Orbiter, që do të thotë se është edhe më e gjatë. Kjo pastaj tregon se kjo nuk është formë natyrore në sipërfaqen hënore. Edhe më shumë befason që për “rrugën” nuk është diskutuar as në incizim e as në bllogun “UFO Sightings Daily”, shkruan Examiner.