Një aeroplan i linjës Prishtinë-Stamboll, del nga pista e aeroportit – Nuk ka të lënduar

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka njoftuar se sot në Aeroportin Sabiha Gökçen Airport, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, që ka realizuar fluturimin Prishtinë-Stamboll, pas aterimit ka dal nga rruga e taksimit dhe është ndaluar në skaj të pistës. Sipas kësaj ambasade, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve…

Lajme

07/12/2025 22:01

Ambasada e Kosovës në Turqi, ka njoftuar se sot në Aeroportin Sabiha Gökçen Airport, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, që ka realizuar fluturimin Prishtinë-Stamboll, pas aterimit ka dal nga rruga e taksimit dhe është ndaluar në skaj të pistës.

Sipas kësaj ambasade, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë të përdoren rrëshqitësit emergjentë.

“Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre. Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në turqi.

Në rast nevoje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi fton qytetarët e Republikës së Kosovës të kontaktojnë:

📌 Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara

📞 +90 542 711 80 99

✉️ [email protected]

📌 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll

📞 +90 531 105 63 91

✉️ [email protected]

Njoftimi i plotë: