Një 52 vjeçar kreu 8 vjedhje, Policia kontrolloi një lokacion në Prishtinë – Sekuestrohen 7 telefona, 11 ora dore e stoli
Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se sot ka kryer një operacion të suksesshëm, që lidhet me 52 vjeçarin, B.C i cili është arrestuar më 2 nëntor, nën dyshimet se ka kryer 8 vjedhje të rënda. Hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte…
Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se sot ka kryer një operacion të suksesshëm, që lidhet me 52 vjeçarin, B.C i cili është arrestuar më 2 nëntor, nën dyshimet se ka kryer 8 vjedhje të rënda.
Hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur.
“Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/