Një 43 vjeçare bëri vetëvrasje brenda një apartamenti në Prishtinë, Policia jep detaje
Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 brenda një apartamenti në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se viktima është e moshës 43 vjeçare. Ai ka thënë se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, por Policia po…
Lajme
Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:30 brenda një apartamenti në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se viktima është e moshës 43 vjeçare.
Ai ka thënë se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, por Policia po e heton vdekjen, shkruan lajmi.net.
“Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/