Një 30-vjeçare ka rrezikuar shëndetin e saj, pasi kishte gëlltitur një gjilpërë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se një grua 30 vjeçare ka rrezikuar shëndetin e saj,  pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi…

Lajme

09/09/2024 09:56

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se një grua 30 vjeçare ka rrezikuar shëndetin e saj,  pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë).

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Ndërkaq menjëherë pasi është parë gjendja e pacientes ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, është arritur të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

“Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/