Një 17 vjeçar vetëvritet duke u hedhur nga kati i 4-të

Një adoleshent ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga banesa e tij në Durrës.

Lajme

08/11/2014 21:47

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Nga burime në vendngjarje mësohet se Franko Lala, 17 vjeç, është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së tij. 

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimit të rëndë të organeve jetësore, raporton shekulli. 

Familjarët tregojnë se ai ka pasur probleme me depresionin dhe e ka tentuar disa herë vetëvrasjen, por tentativat e mëparshme kanë dështuar. 

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.