Nissan Skyline i Paul Walker mund të shitet me miliona dollarë

Kjo veturë e mrekullueshme nga filmi Fast and Furious 4 do të mund të shitet për miliona dollarë.

Auto & Tek

05/12/2014 13:49

Vetura e vozitur nga Paul Walker në Fast and Furious 4 – 2009 Nissan Skyline – është bërë gati që të dal në shitje. Kjo veturë është modeli më gjenial i Skyline i përdorur në këtë film.

Fuqia e kësaj veture vjen nga një motor 2.6 litërsh turbo-binjak që prodhon 550 kuaj-fuqi dhe e dërgon këtë fuqi në katër rrotat përmes një boshti Gertag të gjashtë shpejtësive, transmeton Lajmi.net.

Modifikimet në veturë përfshijnë rrota garuese Volk, frena Rotora, mbrojtëse Nismo, ulëse të veçanta dhe një marmitë Nismo.

Një ECU i ri-përpunuar do të mund ta rriste shpejtësinë e veturës deri në 1,000 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Vetura pritet që të shitet për rreth $1 milion.