Nissan lanson super-veturën e re, gjithçka që duhet të dini për të

Nissan Juke është një lloj makine që, kur u lansua, nuk kishte asnjë konkurrencë.

Auto & Tek

04/09/2019 16:21

Tani, pas dhjetë vitesh dhe mbi një milion shitjeje, kompania ‘Nissan’ ka më shumë se 20 SUV në segmentin e tregut nga kjo seri, transmeton lajmi.net.

Kompania prodhuese e makinave ka zbuluar një lloj të ri të veturës që nuk është parashikuar gjerë më tani: krossover kompakt.

Motori i vetëm, të cilin e ka në dispozicion vetura, është benzinë 1,0-litërsh. Falë këtyre përformancave, vetura mund të arrijë 100 km/h për 10,4 sekonda.

Poashtu, vetura ka një ndërrues manual shpejtësish me gjashtë mundësi, si dhe modelin tjetër me sistem automatik.

Prodhimi do fillojë në nëntor, në fabrikën e Nissan në Sunderland të Britanisë së Madhe.

Çmimet e veturës do variojnë prej 20-25 mijë euro. /Lajmi.net/