Nisma: Posti i kryeministrit do t’iu mbetet vetëm ëndërr kandidatit të LDK-së dhe VV-së

Kandidati për deputet nga NISMA, Bajram Hasani, përmes një postimi ka thumbuar dy kandidatët për kryeministër të partive LDK-AKR-Alternativa dhe Vetëvendosje.

Lajme

24/05/2017 16:05

Kandidati për deputet nga NISMA, Bajram Hasani, përmes një postimi ka thumbuar dy kandidatët për kryeministër  të partive LDK-AKR-Alternativa dhe Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në Facebook ka shkruar se Haradinaj ka mbështetje të madhe për postin e kryeministrit.

“Gjatë disa takimeve me qytetarë e kryesisht të rinj, po e vërejë tek ta disponimin për fitoren e kandidatëve të NISMA’së dhe mbështetjen e madhe për kryeministrin Ramush Haradinaj. Për një Kosovë ku të rinjtë do të jenë prioritet me mundësi shkollimi e punësimi, për një Kosovë me punëtorë të kënaqur me pagat e tyre e pensionist me pensione të dinjitetshme atëherë besoni në listën tonë. Ëndrra për tu bërë kryeministër kësaj radhe kandidatit të LDK-AKR-Alternativa dhe kandidatit të Vetëvendosjes do tu mbetet vetëm ëndërr në sirtar”, ka shkruar Hasani./Lajmi.net/