Nisma kandidon anëtarin e kryesisë për Prishtinën
Nisma për Kosovën do të garojë për kryetar të Prishtinës me Shyqyri Bytyqi, i cili është anëtarë i kryesisë së kësaj partie.

Lajme
Në mesnatë ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidatëve për kryetarë komune në KQZ, për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ndonëse, lista e kandidatëve të Nismës nuk është bërë zyrtare, lajmi.net mëson nga burime brenda kësaj partie se Shyqyri Bytyqi është kandidati për kryetar të Prishtinës.
Gara për të parin e kryeqytetit pritet të ketë vëmendjen më të madhe gjatë zgjedhjeve lokale.
Në garë për të parin e Prishtinës janë edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, kryetar aktual i kryeqytetit, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj PDK, Arbër Vllahiu AAK, ndërsa Rifat Deri është kandidat i Alternativës.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor./Lajmi.net/