Nisin sulmet e para zyrtare VV-PSD, Krasniqi: Ju s’po fuqizohi, e ne do ta kalojmë pragun
Pasi që zyrtarisht e “rithemeluan” Partinë Socialdemokrate (PSD), ish anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë filluar t’ju kundërvihen ish kolegëve nga kjo parti.

Lajme
Anëtarët e PSD të prirë tashmë nga kryetari i këtij subjekti politik, Shpend Ahmeti, u përqeshën nga deputetët e aktivistët e Vetëvendosjes. Fillimisht u përqeshën për logon e partisë, duke e quajtur “buqkurush” e më pas edhe për Kuvendin Zgjedhor, si dhe për moskalimin e pragut zgjedhor.
E këtyre kritikave e batutave iu është kundervy deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.
“Partia më e madhe që po fuqizohet po merret tërë kohën me partinë e vogël që s’ka me e kalu pragun”, ka ironizuar Krasniqi.
“Këtu ose supozimi i parë është i pavërtetë, ose i dyti. E me gjasë dyjat”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/