Nisin provat për netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”

Të mërkurën dhe enjten do të mbahen netët gjysmëfinale të festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

03/12/2019 14:16

Edicioni i sivjetmë i festivalit “Kënga Magjike” është më i veçantë, ngase këngëtarët do të këndojnë për të ndihmuar, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak se me biletat e festivalit do të ndërtohet shtëpia për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Pra, për dallim prej viteve tjera ku këngëtarët i ka bashkuar gara, kësaj radhe i bashkon solidariteti me të prekurit nga tërmeti.

Tashmë kanë filluar provat për netët gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe mbahet të shtunën (7 dhjetor).

Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga skena e festivalit, ku po mbahen provat për natën e parë gjysmëfinale, që mbahet nesër.

Imazhe të tilla kanë ndarë edhe artistët pjesëmarrës dhe anëtarët e jurisë. /Lajmi.net/