Nisin marrëveshjet – Vetëvendosje dhe LDK nënshkruajnë koalicion në Vushtrri
Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli ka nënshkruar koalicion me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri. Siç mëson lajmi.net koalicioni është nënshkruar para pak minutave në Vushtrri. Në rezultatet e zgjedhjeve në këtë komunë, VV mori 26.28%, kurse LDK-ja mori 21.62 për qind. Në këtë…

Lajme
Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli ka nënshkruar koalicion me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.
Siç mëson lajmi.net koalicioni është nënshkruar para pak minutave në Vushtrri.
Në rezultatet e zgjedhjeve në këtë komunë, VV mori 26.28%, kurse LDK-ja mori 21.62 për qind.
Në këtë komunë më së shumti përqindje të votave mori Partia Demokratike të Kosovës me kandidatin e saj Ferit Idrizi.
Idrizi mori saktësisht 38.08% të votave.
Kjo komunë deri tani është drejtuar nga Ferit Idrizi i PDK-së./Lajmi.net/