Nisin lajmërimet për rritje çmimesh, objektet banesore në Prishtinë e bëjnë 20 euro mirëmbajtjen
Gjendja momentale e çmimeve në Kosovë është rënduar tej mase. Rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% po e bën edhe më të lehtë që bizneset, prodhuesit e gjithkush tjetër t’i rrisë çmimet të cilat i kanë momentalisht. Përpos rritjes së çmimit të faturave mujore të energjisë elektrike, kosovarëve veçse iu është rritur çmimi…

Lajme
Gjendja momentale e çmimeve në Kosovë është rënduar tej mase.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% po e bën edhe më të lehtë që bizneset, prodhuesit e gjithkush tjetër t’i rrisë çmimet të cilat i kanë momentalisht.
Përpos rritjes së çmimit të faturave mujore të energjisë elektrike, kosovarëve veçse iu është rritur çmimi i bukës në disa furra 80 cent, çmimi i qumështit, vezëve, perimeve të ndryshme.
Pos kësaj, sot shumë prej kafiterive në Prishtinë njoftuan se kafeja do të k ushtojë dy euro.
E ngritjes së çmimeve tashëm iu bashkuan edhe pronarët e objekteve banesore. Në një prej objekteve banesore në Prishtinë, kompania tashmë i ka njoftuar banorët së çmimi i mirëmbajtjes shkon në 20 euro për muaj, transmeton lajmi.net.
“Çmimi i mirëmbajtjes me ashensor dot ë jetë 20 euro për muaj, çmimi i mirëmbajtjes pa ashensor do të jetë 10 euro për muaj”.
Po ashtu në njoftim u theksua se arsyeja e ngritjes së çmimit të mirëmbajtjes është ngritja e çmimeve të shpenzimeve, duke përfshirë këtu pagat e punëtorëve./Lajmi.net/