Nisë asfaltimi i rrethrrotullimit në Veternik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për nisjen e asfaltimit të një traseje të rrethrrotullimit në lagjen e Veternikut. Sipas tyre, kjo trase do të jetë e gatshme për qarkullim në javën e ardhshme. 

Lajme

24/04/2014 18:35

Ka filluar asfaltimi i një traseje të rrethrrotullimit në lagjen Veternik të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate, ka njoftuar për fillimin asfaltimit të njërës trase të rrugës tek rrethrrotullimi në Veternik.

“Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se shtrimi i kësaj traseje do të përfundojë në fillim të javës tjetër, dhe më pas do të lëshohet për qarkullim”.

“Pasi që të lëshohet për qarkullim të automjeteve kjo trase, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës do të vazhdojë punimet në pjesën tjetër të rrugës”.