Nis takimi në mes partive politike, VV nuk merr pjesë

10:11 | 9 Gusht 2017

Ka filluar takimi në mes partive politike një ditë para se të mblidhen deputetët për ta vazhduar seancën konstituive që u ndërpre dy herë radhazi, raporton lajmi.net.

Në takim është duke marr pjesë kryesuesi i seancës që është deputeti më i moshuar, Adem Mikullovci.

Nga PAN është duke marr pjesë Enver Hoxhaj, Pal Lekaj dhe Bilall Sherifi. Në takim janë duke marr pjesë edhe Lista Serbe dhe minoritetet tjera, ndërsa nga LAA Ilir Deda, Avdullah Hoti dhe Korab Sejdiu.

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci ka thënë se ky takim konsultativ është bërë më kërkesë të PAN -it. Ai ka thënë se thirrja e një takimi të tillë nuk parashihet as me Kushtetutë e as me rregullore të Kuvendit, pasi sipas tij thirrja e seancës i takon kryesuesit të saj por këtë e ka bërë në mënyrë që të gjendet një marrëveshje. /Lajmi.net/