Nis takimi mes presidentes Osmani dhe Guvernatorit të Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Lady Sandra Williams. Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Sir Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Takimi u zhvillua në ambientet e…

Lajme

01/06/2025 15:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, dhe Zonjën e Parë, Lady Sandra Williams.

Vizita zhvillohet me ftesë zyrtare të Presidentes Osmani dhe përkon me pjesëmarrjen e Sir Williams në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe ishte i mbyllur për medie.

Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.