​Nis shqyrtimi i ankesës e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte në Prizren

Ka nisur seanca e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit. Kjo seancë po kryesohet nga gjyqtari Mentor Bajraktari. Në këtë seancë po mungon prokurori i apelit, raporton KosovaPress. Millosh Pleskoviq është dënuar me…

Lajme

12/01/2026 11:31

Ka nisur seanca e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Kjo seancë po kryesohet nga gjyqtari Mentor Bajraktari.

Në këtë seancë po mungon prokurori i apelit, raporton KosovaPress.

Millosh Pleskoviq është dënuar me 15 vjet burgim, më 31 korrik 2025, ku i njëjti akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.