Nis seanca për Nagip Krasniqin, i akuzuar se i shkaktoi dëme miliona euro KEK-ut

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca ndaj Nagip Krasniqit, ish kryeshefi i KEK-ut. Krasniqi akuzohet se i ka shkaktuar dëme KEK-ut miliona euro, shkruan lajmi.net. Sot pritet që të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor, ku palët do të paraqesin argumentet dhe provat e tyre para trupit gjykues. Në seancën e mbajtur më 15 janar,…

Lajme

11/03/2026 09:38

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca ndaj Nagip Krasniqit, ish kryeshefi i KEK-ut.

Krasniqi akuzohet se i ka shkaktuar dëme KEK-ut miliona euro, shkruan lajmi.net.

Sot pritet që të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor, ku palët do të paraqesin argumentet dhe provat e tyre para trupit gjykues.

Në seancën e mbajtur më 15 janar, prokurorja Firkije Fejzullahu deklaroi se pas administrimit të provave do të arrihet zbardhja e plotë e gjendjes faktike dhe provimi i fajësisë së të akuzuarve.

Vetë Krasniqi ka cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”. Lajmi.net.