Nis seanca për buxhetin 2026- Si në seanca te kaluara mungojnë shumica e deputetëve të AAK-së dhe disa të LDK-së
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Me 40 minuta vonesë tanimë në sallë janë mbledhur deputetët, edhe pse shumë prej tyre vazhdojnë të mungojnë. Si edhe në seancat e kaluara vërehet mungesa e një numri të konsiderueshëm të LDK-së, dhe AAK-së. Në këtë seancë parashihet të diskutohet dhe më pas të vihet në votim…
Lajme
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Me 40 minuta vonesë tanimë në sallë janë mbledhur deputetët, edhe pse shumë prej tyre vazhdojnë të mungojnë.
Si edhe në seancat e kaluara vërehet mungesa e një numri të konsiderueshëm të LDK-së, dhe AAK-së.
Në këtë seancë parashihet të diskutohet dhe më pas të vihet në votim Projektligji për buxhetin 2026.
Saktësisht, të zgjedhurit e popullit sot e kanë në duart e tyre ta votojnë ose jo shqyrtimin e dytë të këtij projektligji.
Nga PDK dhe nga LDK kanë deklaruar se s’do e votojnë këtë projektligj./Lajmi.net/

